Vajza e vogël e Kim Kardashian, Chicago ka festuar 2-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, Kim nuk mund të mos i dedikonte të bijës disa fjalë dhe ka zgjedhur mënyrën më të bukur. 36-vjeçarja, ka publikuar në Twitter disa foto të vajzës dhe në to shkruan fjalët e ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen vajza ime e ëmbël Chicago. Unë nuk mund të besoj se tashmë je 2-vjeçe. Ti sjell kaq shumë gëzim në jetën tonë. Unë dua të shikoj se si rritesh çdo ditë. Vajza ime e zgjuar dhe e lezetshme mami të do përgjithmonë”, shkruan Kim.

- SPONSOR -Smiley face

Chicago ka ardhur në jetë dy vite më parë nëpërmjet një nëne mbartëse.

- SPONSOR -Smiley face