Vannessa Bryant nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se do të bëhet një përkujtimore për bashkëshortit Kobe dhe vajzën Gianna. Ajo ka publikuar ftesën e veçantë, e cila duket se është e menduar në çdo detaj. Ftesa përmban 24 flutura në të purpurt dhe të verdhë, që janë ngjyrat ekipit të basketbollit ku Kobe luajti për 20 vite. Aktiviteti që në ftesë quhet “Një kremtim për jetën e Kobe dhe Gianna Bryant” do të zhvillohet në 24 shkurt në Staples Center në Los Angelos. Data është zgjedhur e tillë, pasi numri 2 ishte në bluzën e Gianna dhe 24 në atë të Kobe dhe 20 ishte numri i viteve që ai kishte luajtur tek Lakers. Për t’i bërë edhe më shumë homazh numrit të legjendës së sportit, ftesa ishte dekoruar me 24 flutura. Aktiviteti do të zhvillohet në orën 10 paradite. I vetmi problem mund të jetë vendi, pasi nuk ka kapacitet të lartë. Ai mban rreth 20 mijë persona dhe duke ditur adhurimin që fansat kanë për të, vendi mund të mos mjaftojë. Megjithatë, Steples Center është vendi që lidhet më shumë me legjendën e basketbollit. Për çdo rast edhe pjesa e jashtme e arenës do të shërbejë për mijëra tifozë që dëshirojnë ta respektojnë.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face