Jennifer Aniston është një nga aktoret ikonë të kinematografisë dhe gjithmonë na ka magjepsur me look-un e saj. Këtë herë aktorja bukuroshe u shfaq në premierën e filmit të saj të fundit “Murder Mystery” që sapo ka dalë në kinematë botërore dhe po rezulton tepër i suksesshëm. Por ajo që rrëmbeu gjithë vëmendjen ishte veshja e aktores 50 vjeçare. Jennifer zgjodhi të vishte një fustan të zi lëkure, i shkurtër në gjatësinë mbi gju dhe të mbyllur në qafë dhe një palë sandale të hapura. Dhe me sigurisht që fustani i shkonte shumë madje të gjitha duhet ta kemi një të tillë në garderrobën tonë…

- SPONSOR -Smiley face