Besojeni apo jo, por reklama falas nga gafa e “Game of Thrones” i ka sjellë plot 2.3 miliardë fitime kompanisë së njohur. Në fakt mund t’u tingëllojë e çuditshme por kjo është e vërtetë madje e kanë pranuar edhe burime pranë kompanisë. Sipas CNBC i gjithë fitimi ka shkuar për “Starbucks” dhe kjo është një mundësi e artë për një biznes.
Eksperti i marketingur Stancy Jones e quan këtë një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë edhe nëse je një biznes shumë i njohur, më tej ai shprehet se kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi ende nuk janë llogaritur ekzaktësisht fitimet e ardhura nga përmendja në rrjetet sociale, gazeta dhe revista. Por ka edhe një problem pasi pronari i një tjetër kompanie “PaperCup” pretendon se kafja është blerë në biznesin e tij dhe kërkon edhe fitimet e tij.

- SPONSOR -