Mesa duket së fundmi Taylor Swift i është nënshtruar një operacioni të lehtë në sy me anë të një teknike me lazer dhe ilaçet që ka marrë më pas e kanë futur në një gjendje të turbullt. Në një intervistë për Jimmy Fallon, këngëtarja u surprizua kur moderatori falë ndihmës së mamasë së saj arriti të merrte një video qesharake të Taylor që tani e ka parë e gjithë bota. Taylor shfaqet në shtëpinë e saj me një palë syzë shumë të mëdha të ngjitura në fytyrë teksa qan pasi nuk zgjedh dot bananen e duhur që të konsumojë.

Ky moment qesharak është regjistruar fshehurazi nga mamaja e saj e cila ashtu si publiku nuk mbante dot të qeshurën. Taylor as që ja kishte idenë që kjo video ekzistonte dhe u surprizua pa masë gjatë emisionit.

View this post on Instagram

Let's bring this tag into the trends #LASIKLOVER 💘

A post shared by Taylor Swift (@taylorswlilft) on

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face