Një grua e pastrehë ruse, që u bë virale pasi këndoi në metro, po nënshkruan një marrëveshje të madhe. Emily Zamourka  dhuroi performancë të jashtëzakonshme me vokalin e saj për opera në një metro në Los Angeles.

Asaj iu është ofruar një kontratë për regjistrim muzike nga producenti  Joel Diamond. I nominuari për Grammy shprehu dëshirën e tij që Emily ti bashkohet skuadrës së tij dhe të prodhojë muzikë. Diamond tha se kënga e parë do publikojnë do quhet “Parajsë” dhe do prodhohet nga shtëpia diskografike Silver Blue Records, që ai themeloi në 1973.

- SPONSOR -Smiley face

Producenti mësoi për herë të parë për këngëtaren pasi Departamenti i Policisë në Los Anxhelos publikoi një video të saj në Twitter duke kënduar në një stacion metroje. Menjëherë video e 52-vjeçares u bë virale në internet. Zamourka u bë e pastrehë pas një fatkeqësie që i ndodhi. Ajo u zhvendos në SHBA më shumë dekada më parë dhe merrte mësime për violinë dhe piano, por u sëmur dhe mbeti pa shtëpi pasi nuk mund të përballonte kujdesin shëndetësor.

“Nuk doja të isha barrë për askënd,”-tha gruaja për ABC 7. Së bashku me marrëveshjen, dy fushata GoFundMe kanë mbledhur mijëra dollarë për Zamourka, njëra 52 mijë dollarë dhe tjetra 32 mijë dollarë. Gjithashtu ajo do mbajë një koncert në Los Angeles të shtunën.

- SPONSOR -Smiley face