Një shpërthim i ri e pasuron historinë e aromës ikonë Flowerbomb: Viktor & Rolf paraqet Flowerbomb Nectar, një zhytje në zemër të luleve.

Duke u Ngarkuar...

Siç ju kemi folur edhe më parë, nga ndikimi i thellë i shqisave që nga lancimi i saj, Floëerbomb ishte në gjendje për të dhuruar një përvojë unike të nuhatjes, një shpërthim i luleve, një simbol i pozitivitetit, feminilitetit dhe transformimit.

Tregimi i magjepsur i universit të Flowerbomb vazhdon sot me një kapitull të ri, sensual, intriguese dhe intensive, Flowerbomb Nectar “zgjeron tregimin e fuqisë transformuese të Flowerbomb, duke gërmuar më thellë në zemrën e buqetës së saj me lule”, siç konfirmojnë dyshja Viktor & Rolf.

Një kompozim lulesh i papritur dhe i pasur me personalitet, në sajë të kontrastit midis notave të luleve dhe notat e tymosura.

Nectar hapet me shpërthimin e barutit, nga notat intriguese metalike dhe të tymit që gradualisht i hapin rrugën ëmbëlsisë absolute së boronicave të zeza.

Në anën më shpërthyese të Flowerbomb Nektar, bashkohet feminiliteti i nektarit të luleve të bukura të bardha, jasemini sambac, lulet e portokallit dhe osmanthus, butësisht të alternuara me notat aromatike mbështjellësë të vaniljes, qelibarit, dhe patchouli që i shtojnë thekse misterioze dhe sensuale.

Shishja interpreton sërisht prerjen “granatë diamanti” të Flowerbomb, rojtari perfekt i çmuar i një nektari deflagrues: aq intensive dhe i pathyeshëm, aq i brishtë dhe i rrufeshëm.

Mahnitës në përsosjen e saj.

 

- SPONSOR -