Aktori i famshëm i “Fast and furious”, Paul Walker, u nda nga jeta 6 vite më parë si pasojë e një aksidenti, ndërsa humbja e tij la një dhimbje të thellë tek miqtë dhe familjarët. Miku i ngushtë, Vin Diesel, i ka qëndruar gjithmonë pranë familjes së Walker që prej largimit të tij dhe duket se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e të ndjerit, Meadow. Sot, Meadow feston 21-vjetorin e lindjes, ndaj Diesel ka gjetur rastin t’i tregojë edhe njëherë se sa krenar ndihet për të. Aktori publikoi një foto në profilin e tij në Instagram dhe krahas saj shkroi fjalët e bukura për 21-vjeçaren:

“Do të të thoja se jam krenar për njeriun që po bëhesh, por e vërteta është se unë gjithmonë kam qenë krenar për ty. Gëzuar ditëlindjen Meadow! E di që është 21-vjetori yt dhe doje ta festoje në Japoni, por familja ka një tortë që pret për ty kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua vogëlushe. Xhaxhi Vini”- janë fjalët e tij në postim.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face