Ditën e sotme ka ardhur në jetë fëmija i tretë i princit William dhe Kate Middelton, fëmija ka lindur në mesditë dhe është një djalë. Mediat britanike shkruajnë se djali ka lindur me një peshë 3.8kg.

Duke u Ngarkuar...

Në deklaratën e Pallatit Mbretëror shkruhet ndër të tjera se “Catherine dhe djali janë të dy në gjendje të mirë”. Tashmë mbetet të zbulohet edhe emri i djalit të dytë të çiftit.

Kujtojmë që çifti mbretërorë britanik kanë edhe 2 fëmijë të tjerë, djalë dhe vajzë.

- SPONSOR -