WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdorur dhe është tepër i thjeshtë në përdorim. Por së fundmi bëhet e ditur se pronarët e aplikacionit kanë vendosur që të lejojnë shfaqjen e reklamave duke nisur që në 2020. Pra do ndodhë e njëjta gjë si me Facebook, imazhet promocionale do të shfaqen së shpejti në ‘statuset’ që ju shpërndani në platformën e mesazheve me miqtë tuaj.

Kjo gjë u bë e ditur në konferencën e organizuar nga Facebook gjatë këtji muaji. Ky vendim nuk është mirëpritur nga përdoruesit e aplikacionit që komentojnë se ky ndryshim do i bezdisë ata. Ndryshimi vjen si një reformë për të fituar më shumë para përmes reklamave.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face