E bukura Xhensila Myrtezaj dhe kantautori Pirro Çako na kanë sjellë një surprizë të bukur këtë fillim marsi. “Sekreti im” quhet kënga që me siguri do kthehet në një himn dashurie. Një baladë shumë e veçantë që i kishte munguar muzikës shqiptare.

Zëri i bukur i Xhensilës dhe Pirros kanë sjellë një bashkëpunim që na preku telat e zemrës sapo e dëgjuam. Kënga është një dedikim për dashurinë dhe është me tekst dhe muzikë të Pirro Çakos. Dhe sa na kishte munguar një baladë si kjo, na kishte munguar dhe kantautori i njohur Pirro Çako që kthehet pas disa vitesh mungese në tregun muzikor .Kantautori bashkëpunoi një vit më parë me Elvana Gjatën për albumin e saj “3” ndërsa tani sjell këtë bashkëpunim me Xhensilën.

Duke u Ngarkuar...

Këngëtarja shumë e dashur për publikun tregoi dhe detajet e projektit më të ri muzikor dhe falenderoi të gjithë ata që punuan për këtë projekt. Një këngë kaq e bukur i paska “ngrënë” shumë kohë Pirro Çakos pasi Xhensila shkruan se Pirro ka punuar 3 vite për këtë këngë. Klipi është zhvilluar në Venecian e dashurisë dhe ka një fabul shumë interesante.

“Sekreti im”, nuk është më sekret 😉. Për të gjithë ju, uroj ta pëlqeni këtë bashkëpunim në të cilin është investuar shume dashuri edhe shume art.Rrugët të takojnë me shumë artistë dhe bashkëpunetore, por artisti i vërtete vlerësohet në thjeshtësinë e tij, i tillë është @pirrocako. Privilegj dhe nder për mua që u finalizua ky projekt, pafundësisht falenderuese për ty Pirro. Vetëm ti mund të punosh 3 vite për një projekt të vetëm dhe uroj t’i’a ketë vlejtur.Faleminderit @darkodimitrov , me profesionalizmin e treguar i dhe dimensionin e duhur kenges.”- ka shkruar Xhensila përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

- SPONSOR -