Joaquin Phoenix, ylli i filmit “Joker” gjatë intervistës së fundit për “60 Minutes” është ndalur gjatë tek vdekja e vëllait të tij, një tjetër yll filmash, River Phoenix. River, u nda tragjikisht nga jeta në moshën 23-vjeçare duke lënë një ndikim të thellë në jetën e Joaquin-it dhe familjes së tij.

“Ndjej se në çdo film që unë bëj ekziston një lidhje me River-in, në një mënyrë a një tjetër. Mendoj se të gjithë e ndjejmë prezencën dhe përkujdesin e tij në jetët tona.”- u shpreh Joaquin, i cili tha se asokohe nuk ishte i vetëdijshëm për famën e të vëllait.

- SPONSOR -Smiley face

“Unë dhe familja ime kemi qenë gjithnjë të shkëputur nga bota e ekranit dhe argëtimit. Nuk shihnim televizion apo të lexonim gazeta. River ishte një aktor i përkryer, një yll kinemaje dhe ne nuk e dini. Kështu, gjatë kohës kur ti je më i ndjeshëm se kurrë, ka helikoptera sipër kokës tënde që përpiqen të zënë nga toka jote.”- vijoi ai.

Përsa i përket nënës së tyre, aktori tha se ka momente që e kap dhimbja e hidhërimi, pasi akoma nuk e pranon humbjen e të birit.

“Ndjenja e hidhërimit mund të vijë nga hiçi. Mund të jem duke i dhënë makinës dhe krejt papritur, e ndjej. S’mund të bëj gjë tjetër veçse ta mirëpres.”

River, vëllai i madh i Joaquin u nda nga jeta në 30 tetor të 1993-it, në “Viper Room”, club i Johnny Depp në Los Angeles. Shkaku i vdekjes mendohet të jetë overdoza. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga vdekja e tij, bota vijon ta përmend dhe ta dojë njësoj si atëherë kur e quajti talentin e tij fenomenal. Rezultate imazhesh për joaquin phoenix brother

- SPONSOR -Smiley face