Pak muaj më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe aktori i njohur Andrew Garfield u fotografuan shpesh herë bashkë dhe u tha se dyshja kishte nisur një romacë. Por mesa duket romanca nuk ka vazhduar më tej pasi çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre disa mujore. Një nga mikeshat e saj më të mira tha : “Lidhja thjesht mbaroi. Janë të dy të mërzitur, por e kanë pranuar situatën dhe duan të vazhdojnë jetën e tyre”. Mesa duket gjithçka mes tyre ka mbaruar dhe tani secili do vazhdojë jetën e tij. Rita së fundmi publikoi këngën e saj më të re “Only Want You” që u pëlqye menjëherë nga fansat e saj.

- SPONSOR -