Vetëm pak ditë na ndajnë nga dasma mbretërore ku  kurioziteti është tepër i madh se si do të zhvillohet cermonia. Mediat e huaja kanë zbuluar një detaj mjaft interesant sikundër është pjesëmarrja e Elton John jo vetëm si i ftuar, por do të jetë pikërisht ai që do të këndojë këngën “Candle in the wind”, për familjen mbretërore.

Duke u Ngarkuar...

Mësohet se këngëtari ka spostuar disa koncerte që ishin parashikuar të mbaheshin në 18 dhe 19 maj në Las Vegas, për të kënduar për çiftin.

Por ajo që është e paqartë është se nuk dihet nëse Elton do të këndojë gjatë ceremonisë së çiftit në kishën St George në kështjellën Ëindsor, apo gjatë pritjes.

Harry dhe William janë prej kohësh miq dhe adhurues të Elton dhe ai është shumë i lidhur me familjen mbretërore.

- SPONSOR -