Në datën 8 qershor Mbretëresha Elizabeth festoi ditëlindjen e saj të 93-të dhe për të festuar ditëlindjen e saj çdo vit organizohet parada Trooping the Colour. Por vëmendjen e paradës e mori një video e çiftit Meghan-Harry që u duk se ishin paksa të nevrikosur. Në video, shikohet Meghan Markle teksa kthehet për t’i folur Harry-t dhe ky i fundit i jep një përgjigje të shkurtër herën e parë ndërsa herën e dytë, pa mbaruar mirë Meghan fjalën ai i thotë “Kthehu para” dhe mimika e saj ishte jo e mirë. Por mediat kanë zbuluar arsyen përse ndodhi kjo situatë në paradën “Trooping the Colour”.

Në momentin që Princi Harry i thotë Meghan të kthehet para filloi himni dhe sipas rregullit familja mbretërore merr një qëndrim fisnik dhe Meghan-it i duhej të kthehet para për të respektuar Mbretëreshën. Pra nuk ishin aspak nerva me Meghan por një situatë e zakonshme që u keq interpretua…

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face