Dita e djeshme ka qënë një nga ditët më të bukura për Jennifer Lopez pasi i dashuri i saj Alex Rodriguez i ka propozuar asaj për fejesë. Këngëtarja e pop-it i ka thënë “po”  të dashurit të saj dhe mesa duket do na duhet të presim dhe një dasmë siç vetëm Jennifer ti ta bëjë. Jennifer dhe Alex kanë qënë duke shijuar pushimet në Bahamas dhe Alex i propozoi divës duke marrë një përgjigje PO. Por ajo që na bëri shumë përshtypje ishte dhe super unaza e Jennifer që na la pa fjalë. Mediat rozë kanë zbuluar dhe shifrën e çmendur të unazës. Unaza ka një gur të madh smeraldi që mendohet të jetë diku tek 11-15 karat dhe vlera e tij shkon në 4.5 milionë dollarë. Një shifër shumë e lartë, por një Divë si Jennifer sigurisht që e meriton !

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face