Zbulohet shkaku i ndarjes së Pamela Anderson nga bashkëshorti i saj i pestë, vetëm 12 ditë pas martesës. Një mesazh i shkruar nga Jon po bën xhiron nëpër mediat rozë. Producenti i ka kërkuar Anderson të vazhdojë jetën e saj dhe secili të shohë drejtimin e vet.

“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, thekson ai.

- SPONSOR -Smiley face

Në tabloidet e huaja raportohet se ata kanë qëndruar bashkë vetëm 5 ditë, dhe më pas, përmes këtij mesazhi iu dha fund gjithçkaje që ishte krijuar më parë.

- SPONSOR -Smiley face