Ndarja nga jeta e parakohshme e aktorit të njohur Cameron Boyce i tronditi të gjithë dhe arsyeja se përse ai vdiq ngeli mister. Por së fundmi këtë gjë e ka zbuluar një antar i familjes të aktorit duke treguar se 20 vjeçari vuante nga epilepsia. Në një deklaratë zyrtare për “ABC News”, zëdhënësi i familjes u shpreh:

“Humbja tragjike e Cameron-it erdhi si pasojë e një çrregullimi të vazhdueshëm shëndetësor. Ky çrregullim ishte epilepsia. Ende po përpiqemi të gjejmë një rrugë përtej kësaj kohe tmerrësisht dërrmuese, kështu na duhet të kërkojmë sërish privatësi, pasi familja dhe kushdo e njihte të mund të vajtojë humbjen e tij dhe të përgatitet për funeralin, i cili është më vete një agoni.”

Duke u Ngarkuar...

Për ndarjen nga jeta të aktorit shkruajtën shumë të njohur, ndër ta dhe Michelle Obama e cila shprehej se ishte e lumtur që e kishte aktorin dhe tepër e trishtuar për ndarjen nga jeta të 20 vjeçarit.

 

- SPONSOR -