Pa dyshim që sipas mulliri.al do të bënte këtë përzgjedhje…  Këto katër këngëtare me të vërtetë që  ato nuk dallohen nga balerinat profesioniste. Ato janë këngëtare në fakt por ato kërcejnë si balerina të vërteta. Këtë nuk e themi ne por e thonë faktet dhe spektaklet ku ato kanë marrë pjesë apo kanë konkuruar. Edhe nëpër videoklipet e tyre apo evente ku këto këngëtare kanë qenë të ftuara ato janë dalluar për profesionalizmin e kërcimit që e kanë një talent të lindur përveç këngës shkruan mulliri.al.

Duke u Ngarkuar...

Soni Malaj, Tuna Sejdiu, Genta Ismajli dhe Adelina Ismajli janë  artiste që i konsiderojmë në të njejtin nivel energjik dhe profesional. Të katërta këto këngëtare kanë një temperament pothuajse të njejtë në mënyrën se si kërcejnë, përshtaten me këngën dhe lëvizjet. Sensualiteti dhe energjia që i karakterizon këto këngëtare ndërkohë që kërcejnë është tepër i njejtë. Të këndosh bukur dhe të pëlqehesh në publik është fat i madh por të këndosh dhe të kërcesh bukur në të njejtën kohë është dhuratë nga Zoti.

- SPONSOR -