“Mall”, kënga me të cilën Eugent Bushpepa do të përfaqësoj Shqipërinë në Lisbonë në datat 8-10 maj është prezantuar dje në Amsterdam.

Entuziasmi i shprehur nga publiku ka filluar nga dalja në skenë e këngëtarit e deri në fund të performancës dhe pritshmëritë këtë vit për vendin tonë janë të larta.

Duke u Ngarkuar...

Kënga po promovohet në disa prej qyteteve më në zë të Evropës dhe komentues të shumtë në rrjetet sociale kanë shkruar:

“Zëri më i bukur që kam dëgjuar ndonjëherë”, “Zë i mrekullueshëm”, “Absolutisht 12 pikë për Shqipërinë”, “Meriton pa asnjë dyshime finalen e madhe” dhe shumë vlerësime të tjera për Gentin, zërin e tij unik dhe performancën, vijojnë të shkruhen edhe në faqen zyrtare të Eurosong. 

 

 

 

- SPONSOR -