Që prej ditës së djeshme një zjarri fuqishëm ka përfshirë Kaliforninë dhe qindra shtëpi janë shkumbuar nga zjarri dhe mes tyre edhe shtëpia e Caitlyn Jenner dhe flakët po arrijnë edhe tek shtëpia e Kim dhe Kanye West.

Shtëpia e Caitlyn Jenner është përfshirë e gjitha nga flakët pasi zjarri doli jashtë kontrollit dhe për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar pasi të gjithë janë evakuar.

Duke u Ngarkuar...

Flakët kanë arritur edhe tek vila e Kim Kardashian por deri tek oborri dhe flakët janë mbajur në kontroll dhe zjarri nuk ka depotuar brenda.

“Nuk duket sikur po përkeqësohet shumë tani. Lutem që erërat të jenë në anën tonë. Zoti është i madh. Po lutem që të gjithë të jenë mirë” – ka shkruar Kim Kardashian.

“Zjarri është shumë pranë shtëpisë sime. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurtë. Po lutemi” – është shprehur Kylie Jenner.

Sakaq në atë pjesë të Kalifornisë janë edhe shtëpitë e Lady Gaga, Will Smith, Iggy Azaela e shumë yje të tjerë që kanë braktisur shtëpitë e tyre….

 

- SPONSOR -