- SPONSOR -Smiley face

Dihet nga të gjithë që muaji dhjetor është i mbushur me ditët e festave. Dhjetori është muaji ku njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe të gjithë kanë një shqetësim të përbashkët, dhuratat.
Ndoshta ju nuk i dinit, por ekzistojnë 10 fakte interesante rreth muajit dhjetor:
1. Muaji dhjetor e ka marrë emrin nga fjala latine “decem” që ka kuptimin 10, pasi dhjetori ishte muaji i 10-të në kalendarin e lashtë romak.
2. Dhjetori është muaji ku shumica e propozimeve për martesë pranohen. Një pjesë e këtyre propozimeve bëhen një javë para Krishtlindjeve.
3. I vetmi film me fjalën “Dhjetor” në titull që ka fituar çmimin Oskar ishte ‘December 7th’, dokumentar i vitit 1943 rreth Pearl Harbor-it, dhe me regji nga John Ford.
4. Dhjetori është muaji më i zënë për tërheqje të parave cash nga bankomatët në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 11 miliardë fonde tërhiqen vetëm gjatë këtij muaji.
5. Një parashikim kalendarik thotë se nëse bie borë në ditën e Krishtlindjeve, dita e Pashkëve do të jetë e ngrohët, e gjelbër dhe me plot diell!
6. Shën Nikolasi, i cili më vonë do të njihej botërisht si Babagjyshi, fillimisht kishte qenë shenjtor mbrojtës i fëmijëve, hajdutëve dhe fajdexhinjve!
7. Pema e parë artificiale e Krishtlindjeve (bredhi) është ndërtuar në Gjermani.
8. Dekorimet e zakonshme të bredhit kanë domethënie specifike religjioze. Qirinjtë simbolizojnë dritën e botës, ndërsa Ylli në maje është rikujtues i natës së parë të Krishtlindjeve.
9. Kënga e famshme “Jingle Bells” është kompozuar në vitin 1857, dhe jo për Krishtlindje , ajo ishte krijuar si këngë e Ditës së Falënderimeve.
10. Një legjendë e lashtë thotë se kafshët e pyllit mund të flasin gjuhën e njerëzve në natën para Krishtlindjeve.

- SPONSOR -Smiley face