Ata janë të famshëm në fusha të ndryshme dhe bizneset apo profesionet si aktorë apo këngëtarë ju kanë sjellë atyre përfitime të jashtëzakonshme. Por kush janë 10 të famshmit që kanë pasuri më të madhe se 900 milionë dollarë? Ndiqni listën më poshtë :

  • Në vendin e 10-të është 22 vjeçarja Kylie Jenner me një pasuri prej 900 milionë dollarësh, Kylie është shpallur edhe si 22 vjeçarja më e pasur në botë.
  • Në vendin e 9-të është reperi dhe producenti i njohur Jay Z me një pasuri prej  930 milionë dollarësh, pasuri e fituar prej koncerteve, këngëve, studios dhe nga firma e veshjeve.
  • Në vendin e 8-të është Jerry Seinfeld me një pasuri prej 950 milionë dollarësh, ai është aktor, komedian dhe shkrimtar.
  • Në vendin e 7-të është David Copperfield me një pasuri prej 1 bilion dollarë, iluzionisti i njohur në të gjithë botën ka krijuar këtë pasuri marramendëse prej vitesh nga show-et e tij.
  • Në vendin e 6-të është shkrimtarja e librave të” Harry Poter” , J.K Rouling ka një pasuri prej 1 bilionë dollarësh, fitimet e saj kanë qënë nga saga e librave të “Harry Poter” dhe libra të tjerë tepër të suksesshëm.
  • Në vendin e 5-të është këngëtari i njohur Paul Mccartney me një pasuri prej 1.4 bilionë dollarë, pasi e fituar nga muzika, ai ka qënë pjesë e grupit të njohur “The Beatles”.
  • Në vendin e 4-tërt është një nga basketbollistët më të mirë në historinë e basketbollit, Michael Jordan me një pasuri prej 1.7 bilionë dollarë, pasuri e fituar nga basketbolli dhe firmat e veshjeve.
  • Në vendin e 3-të është Oprah Winfrey, prezantuesja e njohur që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në SHBA dhe ka ngritur një “perandori mediatike” ka një pasuri prej 3.2 bilionë dollarësh.
  • Në vendin e 2-të është Steven Spielberg me një pasuri prej 3.7 bilionë dollarshësh, producenti dhe rregjizori i njohur në Hollywood e ka krijuar pasurinë e tij falë filmave që ai ka drejtuar.
  • Në vendin e parë është një personazh i njohur në botën e kinematografisë, George Lucas i njohur si personi që shkroi dhe drejtoi filmin “Star Wars”, ai ka një pasuri prej 5.5 bilionë dollarësh dhe nga dita në ditë pasuria e tij rritet me  miliona dollarë.

- SPONSOR -Smiley face