Moda e 2017 është një vit që solli një larmi nëpër pasarela, një vit ku stilistët përdorën platformën e tyre për të dhënë mesazhe të forta politike, dhe një vit ku janë përfshirë forma trupore të ndryshme.

Shikoni më poshtë krijimet më të çuditshme të modës 2017.

- SPONSOR -Smiley face

 1.Fustani në formë Donuts nga Agatha Ruiz

Kur jeni të uritur dhe gjithashtu kur nuk dini si të visheni, thjesht vishuni me këtë donuts gjigand të realizuar nga Agatha Ruiz de La Prada. Fustani ëmbëlsirë u shfaq në sfilatat e Shkurtit në Madrid Fashion Wee.

2.Çanta Moschino në formë letër higjenike

Sfilata e Moschino-s këtë vit ka qenë më shumë se e çuditshme, modelet kanë sfiluar me kutia kartoni si dhe me çantë në formë letër higjenike. Do të dilnit në rrugë me të?

  1. Fustani me qese të pastrimit kimik nga Moschino-s 

Surprizë! Një tjetër hit nga Moschino. Ky fustan i përbërë nga qesja plasike e pastrimit kimik kushton 700 dollar dhe në instruksionet e përdorimit shkruhet: “Mos e laj/Mos e çoni në pastrimin kimik”.

  1. Xhinset Trasparente nga Topshop

Xhinset trasparente për arësye të pakuptueshme ishin diçka shumë në modë këtë vit. Në fillim Topshop shfaqi xhinset trasparente deri në gju, në Mars, dhe një muaj më vonë lançoj pantallonat totalisht plastike.

  1. Xhinset me zinxhir në fundshpinë nga Vetements’

Në Prill, firma Vetements’ në bashkëpunim me Levi’s krijuan këto pantallona! Dhe kjo është e gjitha!!!

  1. Takat si patina nga Saint Laurent

Sepse të ecësh me taka nuk është mjaftueshëm e vështirë, Saint Laurent vendosi t’i shtoj takave rrota, kështu ju mund të ndiheni patinatori më fashion në diskotekat me patina. Të dizenjuara nga drejtori krijues Anthony Vaccarello këpucët debutuan në Gusht me një çmim prej $1,995.

  1. Takat me çorapet Latex Gucci

Gucci ka prezantuar takat e larta me çorape në latex për Pranverë/Verë 2017, dhe tani ato mund të blihen në dyqan me një çmim $1,400.

  1. Crocs në stilin e Balenciaga

Në rast se dikush para disa viteve do të na thoshte se crocs, një ditë, do të konsiderohen modë e lartë, do të kishim qeshur me të madhe. Por ja ku jemi! Christopher Kane ka përfshirë në sfilatën e tij një version të Crocs të zbukuar me gurë dhe me një platform të lartë.

  1. Xhinse rryp

Këto janë xhinset rryp që kanë debutuar në Tokyo Fashion Week në Tetor. Me siguri janë gazmore. Praktike? Jo dhe aq.

 

  1. Çanta Balenciaga e frymëzuar nga IKEA

çanta e Balenciaga është shfaqur gjatë sfilatë Pranverë/Verë 17 dhe është bërë virale në Prill. Stilisti ka marrë frymëzim nga çanta 99 qindarkëshe e IKEAS-s, dhe tani mund të jetë e juaja për $2,145!

 

- SPONSOR -Smiley face