Princi Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle tashmë e kanë konfirmuar lajmin se do të martohen në kështjellën “Windsor” në St George’s Chapel. Ata kanë vendosur edhe për muajin, dhe kanë zgjedhur muajin maj 2018 për këtë ditë të shënuar. Familja mbretërore do të paguajë për dasmën, përfshi shërbesat, muzikën, lulet dhe pritjen festive, pra gjithçka. E fejuara e princit, 36-vjeçarja do të pagëzohet përpara dasmës, dhe synon gjithashtu të marrë nënshtetësinë britanike, për të cilën do të punojë gjatë viteve në vijim.

- SPONSOR -Smiley face

Sekretari i princit Harry për komunikimin, tha se çifti do të zhvillojnë edhe detyrat e para zyrtare së bashku në Nottingham, ditën e premte.

- SPONSOR -Smiley face