Gjatë premierë së filmit “Maleficent: Mistress of Evil” ku është në rol kryesor, aktorja Angelina Jolie shkëlqeu teksa parakaloi në tapetin e kuq me pesë nga gjashtë fëmijët e saj. Mirëpo, vëmendjen nuk e tërhoqi vetëm Angelina por edhe vajza e saj 14-vjeçare, Zahara. Megjithëse në moshë kaq të vogël, ajo ka që tani biznesin e saj të bizhuterive “Zahara”, i cili do të lancohet publikisht në muajin nëntor. Me këtë rast, ajo kishte vënë bizhuteri nga koleksioni i saj, me të cilat mori vëmendjen e të gjithëve.

Zahara u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe gjysmën e flokëve topuz, ndërsa pamjen e kishte kombinuar me një palë vëthë, byzylyk dhe unazë nga “Zahara Collection”. Koleksioni Zahara do të ketë bizhuteri kuarci të bardhë dhe rozë dhe copa zafiri ngjyrë rozë. Koleksioni i 14-vjeçares vjen si bashkëpunim me Robert Procop, i cili është një ndër të preferuarit e Angelina-s. Madje, gjithashtu aktorja me ndihmën e Procop ka sjellë linjën e saj “Style of Jolie”.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face