200 minj të bardhë kanë “pushtuar” katin e tretë të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Përmes balsamosjes në 44 skena interpretimi, artistja e talentuar
austriake, Deborah Sengl, ka ngritur ekspozitën “Ditët e fundit të njerëzimit”.

Prezantimi i ekspozitës, që do të qëndrojë e çelur deri me 25 nëntor, u bë këtë të mërkurë
në praninë e ambasadorit të e Republikës së Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.

- SPONSOR -Smiley face

Sengl ka pasur dhjetëra motive për të zgjedhur minjtë si lëndë të parë të veprës së saj të
artit.

“Është kafsha më e përdorur dhe që popullon më shumë tokën.”, tha Deborah Sengl.

Skulpturat e Sengel në Galerinë Kombëtare të arteve prezantohen në bazë të një
skenografie ku luhen dramat dhe tragjeditë e Europës në periudhën e dy luftërave
botërore, por edhe në periudhën që jetojmë. Autorja vet përfaqësohet nga miu i zi.

- SPONSOR -Smiley face