Reperi nga Kosova, 2po2 ka sjellë pjesën e dytë të këngëve të tij më të njohura në versionin akustik ‘Future’.

Ai ka zgjedhur të vijë në bashkëpunim me artisten Albulena Jashari, e cila performon shpesh live. Duket se 2po2 po sjell disa interpretime të vecanta për ndjekësit, ku këndoi hitet “Letër 1999”, “Beso”, “A e din”, “Kom ra n’dashni”, “Posh”, “Lejla”.

- SPONSOR -Smiley face

Kjo është pëlqyer shumë nga të gjithë, pasi ka arritur mbi 1 mijë klikime në pak minuta.Reperi ka njoftuar se në pjesën e tretë, do vijë në bashkëpunim me këngëtarin Ylli Limani.

- SPONSOR -Smiley face