Flokët e lyer, ndryshe nga flokët natyralë, kërkojnë më shumë kujdes dhe trajtim, sepse pas lyerjes nuk janë më në gjendjen e mëparshme, bëhen më të ashpër, këputen më lehtë dhe humbasin shkëlqimin e dikurshëm. Megjithatë ju mund ta merrni situatën në kontroll duke shmangur gabimet mëposhtme.

1.MOS I LYENI TEK NJË NJERI JO PROFESIONIST: Flokët ashpërsohen, sidomos në rastet kur nuk i lyen tek një profesionist, madje mund të pësojnë dëme të mëdha, deri në djegie ose këputje. Zakonisht, pjesa më e madhe e femrave nuk gjejnë rehat me flokët, ndryshojnë vazhdimisht parukier, duke harruar që kjo është në dëm të shëndetit të flokëve, edhe për shkak të ndryshimit të bojës.

- SPONSOR -Smiley face

2.MOS PËRDOR BOJË TË LIRË: Këtu, mbi të gjitha duhet të bësh kujdes më bojën që zgjedh. Asnjëherë mos u josh nga çmimi i lirë, por as nga ambalazhi. Ji e kujdesshme për të zgjedhur bojë nga firma të miratuara nga tregu profesionist. E mira është të jetë bojë bimore, sepse pas lyerjes, flokët janë të shëndetshëm, por eliminon edhe rastet e alergjive.

3.MOS NDRYSHO NGJYRËN VAZHDIMISHT:  Dëmi më i madh që mund t’u shkaktosh flokëve janë kalimet ekstreme nga njëra bojë në tjetrën (nga e kuqja në të zezë, nga bionde në zeshkane). Në këto raste, flokët dhe skalpi mund të pësojnë dëme të pariparueshme. Flokët e shëndetshëm janë më tërheqës sesa ngjyra moderne me flokë të dëmtuar. Lyerjet e shpeshta të flokëve nuk janë aq problematike sa janë ndryshimet e shpeshta të ngjyrave.

- SPONSOR -Smiley face