Doktor Flori sot bën plot 3 vite që nuk është më mes nesh. Ai u nda nga jeta më 17 nëntor 2014, dhe la pas bashkëshorten, Blerinën dhe dy fëmijët. Ka qenë vëllai i tij Albani ai që e ka kujtuar përmes një postimi vëllanë e tij. “Si dashuri e pavdekshme ashtu si dritë e zemrës që kurrë nuk shuhesh”, ka shkruar Alban Kondi krahas fotos.

- SPONSOR -Smiley face

Dr. Flori, emri i vërtetë i të cilit është Floran Kondi, ishte lider i grupit “West Side Family”. Bashkë me grupin, Dr.Flori këndonte në zhanret hip hop, folk dhe pop. Ai filloi karrierën në mesin e viteve të 90-ta, ndërsa u bë i njohur për publikun me këngën “Tirona”, të cilën e realizoi në bashkëpunim me Edi Ramën.

- SPONSOR -Smiley face