Vajza e aktorit Paul Walker, Meadow është tërhequr nga padia ndaj markës së makinave, Porsche për vdekjen e babait të saj, Paul në nëntor të 2013. 18-vjeçarja dhe njëherësh fëmija i vetëm i aktorit ka arritur një marrëveshje me Porsche me kushtet e zgjidhjes konfidenciale, raporton The Blast. Të dyja palët kanë rënë dakord për pushimin e çështjes. Meadow Walker paditi Porsche në 2015 duke pretenduar se babai i saj aktor ishte bllokuar nga rripi i sigurimit  dhe u dogj i gjallë teksa ishte pasagjer në makinën tip Porsche Carrera GT 2005. Padia pretendonte gjithashtu se Porsche e dinte se Carrera GT ka pasur histori “çështjeje paqëndrueshmërie dhe kontrolli”.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face