Të gjithë e dimë se pirja e duhanit është nuk e shëndetshme dhe e lidhim atë me shumë probleme që i shkaktohen organeve të trupit sidomos mushkrive. Nga të gjitha 4.000 kimikatet të cilat i pinë duhanpirësit, nikotina është më e rrezikshmja. Vetëm një pikë, që është rreth 30 miligramë, mund të jetë vdekjeprurëse. Ka shumë njerëz që nuk heqin dorë nga pirja e duhanit por të paktën duhet të përdorin katër produktet ushqimore të mëposhtme që mund të zvogëlojnë dëmin e shkaktuar nga nikotina :

  1. Brokoli. Mund të zvogëloni  nivelin e nikotinës në trupin tuaj duke ngrënë  brokoli. Këto perime me fletë të gjelbra janë të pasura me vitaminën B5 dhe vitaminën C. Studimi  tregon se  vitamina C është antioksidant i cili lufton kundër radikaleve të lira dhe kimikaleve toksike, të cilat hyjnë në trupin tonë, duke na bërë më të pastër dhe më të shëndetshëm.
  2. Lëngu i portokallit. Lëngu i portokallit është recetë jashtëzakonisht efikase shtëpiake për pastrimin e nikotinës nga trupi, posaçërisht për ata të cilët dëshirojnë të shmangin krizën.
  3. Uji. Uji mund të nxjerrë pothuajse të gjitha drogat e dëmshme dhe kimikalet nga trupi ynë, ndërkaq nikotina është njëra ndër to. Ajo zbërthehet shpejt në ujë, andaj pini 8 gota të rekomanduara ujë në ditë. Në ujë mund të shtoni një copë limon, për shkak të shijes. Limoni ka rolin e vetë të dytë, ai i ndihmon trupit që më shpejt t’i pastrojë toksinat nga organizmi.
  4. Lëngu i karotës. Nikotina, kur merrni frymë, arrin deri në tru, hyn në sistemin tonë dhe mbetet në trupin tonë tri ditë, duke i krijuar probleme lëkurës sonë. Fatmirësisht, karota ndihmon në luftën kundër këtij efekti negativ. Lëngu është i pasur me përbërës esencial ushqyes të lëkurës, siç janë vitaminat A, C, K dhe B, të cilat janë treguar efikase në shpëlarjen e nikotinës nga trupi ynë.

- SPONSOR -