Edhe shkrimtarët më të mirë dhe më të njohur mund të jenë viktimë të sindromës së letrës së bardhë, e përshkruar për herë të parë nga psikoanalisti Edmund Bergler: një bllokim i natyrës psikologjike e cila pengon ato që shkruajnë të vazhdojnë me hartimin e një tekstit, dhe ndonjëherë nuk arrijnë as ta përfundojnë atë.

Më poshtë do të shihni disa nga mënyrat që shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore kanë zgjedhur për të frenuar sado pak këtë bllokim.

- SPONSOR -Smiley face

Përmbysur me kokëposhtë: të varesh me kokë poshtë për të kuruar bllokimin eshkrimtarit ka qenë zgjidhja e Dan Brown,  shkrimtar i librave best seller si “Kodi i Da Vinci-t”, “Engjëj dhe Djaj”. Sipas Brown terapia e të ndenjurit përmbys, i varur me kokëposhtë, e ndihmon të relaksohet dhe të përqëndrëhot tek fjalët. Sa më shumë e praktikon aq më shumë ndjehet i lehtësuar dhe i frymëzuar.

Dan Brown

Një zakon tjetër i cuditshëm i Brown është mbajtja e një klesidre mbi tavolinë. Sapo kalon një orë shkrimtari e lë me një anë dorëshrimin dhe fillon të bëj ushtrime gjimnastikore. Vështirë të thuash a ndihmon kjo për të shkruar më mirë, por me siguri e ndihmon të mbaj trupin në formë.

 

Vladimir Nabokov

Copa letrash: Vladimir Nabokov, shkrimtari i librit Lolita, preferonte të krijonte veprat e veta me shënime të mbajtura në copa letrash të cilat i konservonte në mënyrë shumë xheloze në disa kuti. Në këtë mënyrë shkruante skenat e romaneve të tij duke mos ndjekur një rregull të sekuencave, të cilat i rregullonte dhe i ndryshonte rradhën sa herë dëshironte. Mbante copa letrash edhe poshtë jastëkut, në rast se i vinte ndonjë ide gjatë gjumit.

 

Victor Hugo

Nudo: Cfarë mund të themi për Victor Hugo? Shkrimtarë i kryeveprave si Të Mjerët, i cili e detyronte veten të shkruante i zhveshur. Kur ishte në afërsi të dorëzimit romanin Notre-Dame de Paris, urdhëroj shërbëtorin e tij ti sekustronte të gjitha veshjet në mënyrë që most ë largohej nga shtëpia. Edhe në ditët më te ftohta ai qendronte i zhveshur  i mbuluar nga një batanije ndërkohë që vijonte të shkruante historinë e Notre-Dame.

 

 

 

 

Aaron Sorkin

Gjatë provave: Aaron Sorkin është skenaristi i serialit The Ëest Ëing dhe i filmit The Social Netëork mbi lindjen e Facebook-ut. Sorkin ka treguar se ka thyer hundën gjatë hartimit të një skenari. SI ndodhi? Atij i pëlqen të përsërisi dialogjet e historive të tij përballë një pasqyre, dhe një herë, u rrëmbye nga emocioni dhe u përplas me pasqyrën.

- SPONSOR -Smiley face