Një blog personal është një mënyrë për të rritur vetëvlerësimin. Por sot disa supermodele kanë mësuar t’i konvertojnë “pëlqimet” e postimeve në dollarë. Ja kush janë 4 llogaritë më të famshme në Instagram, që u sjellin pronareve të tyre shumë fitime.

Danielle Bernstein

- SPONSOR -Smiley face

25-vjeçarja Danielle Bernstein u bë e famshme kur filloi blogun e saj “Wore What”. Blogu shpejt u bë shumë popullor, ashtu si edhe llogaria e saj në Instagram. Tani, me 1.7 milionë ndjekës në Instagram, ajo është bërë një nga modelet më të famshme të modës. Megjithëse ajo e urren të flasë për paratë, fiton pothuajse 15,000 dollarë për çdo postim.

Chiara Ferragni

Biondja që influencon modën italiane, Chiara Ferragni, ka qenë në krye për pothuajse 9 vjet. Nëse shikoni blogun e saj që nga fillimet, ju do të shihni transformimin nga një e panjohur në një ikonë të vërtetë të stilit. Sot, llogaria e saj ka pothuajse 10 milionë ndjekës, dhe secili postim i sponsorizuar i sjell Chiarës mijëra dollarë. Të ardhurat e saj vjetore janë rreth 8 milionë dollarë.

Wendy Nguyen

Wendy u diplomua nga UC Berkeley, në psikologji, dhe është bërë një blogere shumë e njohur e modës në Twitter, Facebook dhe YouTube. Videoja e saj me titull “25 mënyra për të lidhur shaminë” në 4,5 minuta u bë virale dhe është parë mbi 25 milionë herë. Llogaria e saj në Instagram ka 1 milion ndjekës. Megjithëse nuk ka shumë të dhëna për të ardhurat e saj vjetore, ekspertët thonë se mund të arrijnë në 1 milion dollarë.

Bryanboy

Bryanboy është ndoshta personi më i paqartë në botën e modës në këtë moment. Blogeri 24-vjeçar nga Filipinet filloi me postime udhëtimesh dhe më pas e ktheu vëmendjen nga moda. Postimet e tij qesharake tërhoqën mijëra pasues pothuajse menjëherë. Bryanboy është i famshëm për veshjet e tij të ndryshme dhe ekstravagante. Shumë dizajner të njohur të modës janë miq me blogerin.

- SPONSOR -Smiley face