The Guardian ka publikuar pesë këshilla për t’ju ndihmuar të lehtësoni simptomat e gripit.

Pyesni për antiviralët
Nëse filloni të shfaqni simptoma të gripit, mund të pyesni mjekun tuaj për ilaçet pa recetë. Ka ilaçe që funksionojnë duke bllokuar një enzimë që ndihmon virusin të infektojë qelizat e reja.
 Këto ilaçe janë më efektive nëse merren brenda 48 orëve nga simptomat e para dhe mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e gripit në ditë. Është veçanërisht e rëndësishme të kërkoni ilaçe antivirale nëse keni kushte të tilla si diabeti ose sëmundja e zemrës, të cilat rrisin rrezikun e komplikimeve.
Pushoni
Studimet kanë treguar që sasia optimale e gjumit e mban sistemin imunitar të shëndetshëm dhe të rëndësishëm për aftësinë e trupit për të mbajtur një numër të qelizave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionin.
Kujdes çfarë konsumoni
Pavarësisht nëse është supë, ujë ose lëng frutash, shumë ekspertë besojnë se është e rëndësishme të pini të paktën tetë gota lëng prej 250 mililitrash në ditë gjatë gripit të rëndë.
Smptomat e zakonshme të gripit si djersitja dhe rrjedhja nga hunda rrisin sasinë e ujit që trupi juaj humbet, kështu që marrja e  lëngjeve parandalon dehidratimin. Ushqimet e pasura me vitaminë C, të tilla si kivi dhe specat jeshil, si dhe ato të pasura me beta-karoten antioksidues, siç janë karotat, patatet e ëmbla dhe kungull i njomë, mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit tuaj imunitar.
Mbani temperaturën optimale dhe qëndroni në shtëpi
Mbajtja e trupit tuaj ngrohtë ndihmon që  të ruash energjinë për të luftuar bakteriet. Ekspertët rekomandojnë të qëndroni në shtëpi dhe të mos shkoni në punë, të pushoni në mënyrë që të mos përhapni virusin te njerëzit e tjerë. Ai gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve të tilla si pneumonia.
Merrni shtesa në konsultë me mjekun tuaj
Hulumtimet kanë treguar që mjekimet  mund të zvogëlojnë si kohëzgjatjen ashtu edhe ashpërsinë e gripit duke rritur imunitetin, duke ulur mukozën e frymëmarrjes dhe duke penguar aftësinë e virusit për tu shumuar.
Mos blini asnjë përgatitje vetë, por këshillohuni me mjekun tuaj.
- SPONSOR -Smiley face