Të gjithë mendojmë se duke ngrënë ëmblësira dhe ushqime fast food do shëndoshemi por ka disa rituale të mëngjesit që po na bëjnë të shtojmë peshë pa e kuptuar dhe duhet të heqim dorë me patjetër.

1. Flemë shumë. Me pak gjumë, trupi juaj do të prodhojë hormone kortizioli në përgjigje të stresit, që rritin oreksin. Gjithsesi gjumi i tepërt nuk është më mirë për ju. Sipas një studimi nga “PLOS One”, të flesh më shumë se 10 orë gjumë natën, mund të çojë në një peshë më të madhe trupore. Ndaj doktorët rekomandojnë 7-9 orë gjumë në ditë.

Duke u Ngarkuar...

2. Bëhemi gati në errësirë. Hapni grilat ose perdet menjëherë pasi zgjoheni. Një studim në “PLOS One” zbuloi se rrezet e lehta nga dielli i mëngjesit shpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin që të zgjohet. 20-30 minuta mjafton që të ndikojë në masën trupore.

3. Nuk rregullojmë krevatin. Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Një studim nga “National Sleep Foundation” zbuloi se njerëzit që raportojnë që rregullojnë shtratin, gjithashtu raportojnë se bëjnë gjumë më të mirë. Gjumi i shëndetshëm është mënyra më e mirë për një peshë të shëndetshme.

4. Harrojmë të peshohemi. Kërkimet nga Universiteti Cornell treguan se pesha e përditshme është një teknikë e suksesshme që inkurajon rënien në peshë. Gjëja më e mirë në mëngjes para se të hash dhe të pish ndonjë gjë është të peshohesh.

5. Hamë shumë pak mëngjes. Kërkimet nga Universiteti i Tel Avivit insistojnë se duhet të ledhatosh veten me një vakt të shijshëm çdo mëngjes. Një mëngjes që përmban 600 kalori do t’ua bënte më të lehtë për të ndjekur dietën ditore.

- SPONSOR -