Ishte data 15 mars, ora 10:40 kur në njërën prej hapësirave depozituese të fondeve të Bibliotekës Kombëtare (Salla P 300, Sektori i Koleksioneve, katet e nëndheshme), nëpërmjet sistemit elektronik të alarmit të diktim – sinjalizimit të mbrojtjes nga zjarri u dha njoftimi për rrezik zjarri.

- SPONSOR -Smiley face

Sot, më 21 shtator, Biblioteka Kombëtare organizoi një konferencë për shtyp lidhur me dëmet e shkaktuara prej zjarrit.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë konfirmon se, nuk janë prekur as Baza Elektronike e të Dhënave Kombëtare, as mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe ai i arkivit të librit dhe periodikut shqip, çka do të thotë se asnjë prej titujve të dëmtuar nga zjarri, në kuptim të përdorimit, nuk rrezikon të jetë zhdukur përgjithmonë, pasi falë këtij fondi të veçantë arkivor bëhet i mundur  riprodhimi i tyre, nëse do të jetë e nevojshme.

 Aktualisht BKSH mban barrën e dy problematikave të mëdha; Kriza e hapësirave – Pavarësisht masave të ndërmarra, gjendja aktuale e hapësirave të Fondeve të BKSH-së mbetet kritike, duke pasqyruar në mënyrën më të mprehtë një krizë hapësirash të shfaqur qysh në vitet ’80, si edhe Mbivendosja e funksioneve – Qysh prej viteve ’90, BKSH mbulon edhe mungesën e Bibliotekës së qytetit të Tiranës, i cili sot numëron rreth 1.000.000 banorë. Ajo shërben edhe si Bibliotekë Kombëtare e Shqipërisë edhe si Bibliotekë publike e Tiranës, duke akumuluar funksione shpesh të papërputhshme me njëra-tjerën dhe detyra që përmbushen më vështirësi e sforcim të madh.

 

 

 

 

 

 

- SPONSOR -Smiley face