I mbushi plot 60 vjeç shkolla Kombëtare e Baletit në Tiranë më datë 15 shtator 2017.

Drejtoresha e Shkollës Kombëtare të Baletit, Blerina Arbana kishte realizuar të gjitha përzgjedhjet artistike sipas mënyrës së saj për të prezantuar atë mbrëmje gala, e cila u organizua një ditë pas inagurimit të shkollës së baletit.

- SPONSOR -Smiley face

Cermonia u kurorëzua në sallën e madhe të Universitetit të Arteve .

Në këtë mbrëmje Gala u shpërndan shumë trofe për figurat e mëdha të artit koreografik, si edhe u shpërblyen me një mirënjohje të madhe nëpërmjet fjalimeve të ndryshme që u mbajtën nga vetë pedagogët, drejtoresha e shkollës si edhe nga familjarë të artistëve të njohur.

Kjo mbrëmje u hap nga i madhi Reshat Arbana, i cili recitoi një vjershë ku nëpërmjet tingujve që lëshonte zëri i tij disa lëvizje kontemporane të një balerine e shoqëronin si siluetë në skenë. Artemisa Ozaj ishte ajo që prezantoi mbrëmjen e asaj nate, balerinë e shkollës së baletit.

Në fakt ishte konceptuar bukur fakti që u krijua një bashkim koreografik midis nxënësve aktual dhe atyre që kanë qenë nxënës të kësaj shkolle, por që sot janë solista të trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit. Solistët e parë si Adela Muçollari, Anxhelo Muçollari, Ledia Sulaj kontribuan në këtë mbrëmje gala, duke dhuruar performanca klasike nga repertori botëror. Të gjithë bashkë kontribuan duke performuar në mënyrën më profesionale për këtë 60 vjetor si nxënës të shkollës Kombëtare të baletit.

Shumë artistë të mëdhenj zgjuan emocionet në këtë mbrëmje, ata zgjuan dëshirën te ne edhe nëpërmjet monitorit për t’i ringjallur edhe njëherë sërish dhe të gjendeshin aty afër nesh për të festuar. Midis harmonisë artistike të krijuar nuk kishte si të mungonte edhe dinamika e valles sonë të “Shqipeve” interpretuar nga trupa e Ansamblit Kombëtar të Shtetit.

Mes valleve, sopranove, kërcimeve bashkohore dhe ato klasike nga brezat e rinj e deri tek ato më të vjetër, krijuan llojshmëri ngjyrash dhe emocionesh të paharrueshme. Ndriçimi profesional filloi dhe mbaroi në momentin kur drejtoresha e trupës së baletit të TkOB, Enada Hoxha bashkë me partnerin e saj, Gerd Vaso dhuruan një tango pasionante për këtë 60-vjetor mbresëlënës.

- SPONSOR -Smiley face