Ndryshimet gjithmonë na bëjnë mirë dhe më të lehtat padyshim janë ato të pamjes së jashtme ! Edhe një lyerje floku, një prerje , një ndryshim outfit-i do të rifreskonte pamjen tonë ! Ditëve të verës po i vjen fundi, ndaj gjëja e parë që duhet të bëni pas plazhit është një prerje dhe trajtim floku që do t’u rikthejë shkëlqimin dhe butësinë. Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, temperaturate e larta, kripa e detit kanë dëmtuar jo pak flokët tuaj, ndaj një lyerje e prerje në fillim të vjeshtës është gjithmonë një MUST në rutinën tuaj. Por sigurohuni të mos bëni gabimet e mëposhtme:
Mos i lani flokët menjëherë ditën që keni lyer flokët. Prisni të paktën deri në 72 orë. Prisni deri në tre ditë që shtresa e kutikulave të mbyllet plotësisht, dhe të përthithë molekulat e bojës.

Mos i lani flokët më shpesh se dy here ne javë. Armiku më i keq kundër bojës së flokëve është uji. Pasi të keni larë më shampo flokët, lini që uji të rrjedhë vetëm për disa minuta në flokë, pra jo për shumë gjatë.

- SPONSOR -Smiley face

Uji i nxehtë dëmton shtresën e jashtme të kutikulës, e kjo është një nga arsyet më të zakonshme që lidhet me zbehjen e ngjyrës. Sa më i nxehtë të jetë uji që shpëlani flokët aq më shpejtë do të zbehet ngjyra.

Përdorni gjithmonë një balsam pasi flokët e lyer me shumë gjasa janë më të brishtë dhe të thatë. Balsami ndihmon në krijimin e një pengese mbrojtëse, e cila mund ta pengojë ngjyrën tuaj të shpëlahet shpejt. Thajini mirë me peshqir, para se të përdorni tharësen e flokëve.

Aplikoni gjithmonë një sprajt kundër nxehtësisë para se të përdorni mjete të nxehta si pjastra e masha për të stiluar flokët.

E fundit por jo më pak e rëndësishme për shëndetin e flokëve tuja, sigurohuni që të kalojnë gjashtë javë nga lyerja para se të lini një takim tjetër në sallonin e bukurisë.

 

- SPONSOR -Smiley face