Regjisorja Driada Dervishi, pas suksesit të shfaqjes në Korçë i solli “8 femra”-t e shfaqjes së saj edhe në Tiranë. Sikurse ishte thënë edhe më herët, shfaqja kishte surpriza, mister të ndërthurura bukur me humor. Regjisorja ka bashkuar tre breza në një, dhe ka zgjedhur t’i besoj rolet kryesore aktoreve Yllka Mujo, Zamira Kita dhe Olta Daku (dy të fundit u vlerësuan edhe me çmim në festivalin “Kokofest”).

- SPONSOR -Smiley face

Mbrëmjen e së mërkurës, u shfaq në Teatrin Kombëtar “8 femra”. Publiku u bë një me humorin që trajtonin aktoret në skenë, një humor fin dhe batuta të goditura. Në fund të shfaqes, publiku nuk rreshte së duartrokituri aktoret, ndërsa për Yllka Mujon, Olta Dakun, Zamira Kitën përplasjet e duarve shoqëroheshin edhe me komplimentin “Bravo”. Kur aktoret po zbardhnin misteret e veprës, në fund të shfaqjes, surpriza u erdhe nga aktorja e mirnjohur, Roza Anagnosti. Me një shportë lulesh, Anagnosti u ngjit në skenë dhe përqafoi aktoret.

- SPONSOR -Smiley face