Ndonjëherë dashuria e jetës është tërë kohën nën hundën tonë dhe thjesht nuk e shohim pasi nuk është momenti i duhur. Ka çifte që qëndrojnë miq pas ndarjes, por ka edhe raste kur edhe persona që kanë qëndruar miq për një kohë të gjatë përfundojnë duke u bërë partnerë vite më vonë. Në realitet, ne asnjëherë nuk ndihemi më të qetë se kur jemi të rrethuar nga miqtë tanë. Bright Side na sjell një listë me 4 çifte të famshme që çuditërisht kanë përfunduar të dashuruar, pas shumë vitesh njohje me njëri-tjetrin.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

- SPONSOR -Smiley face

Edhe pse çifti filluan të dilnin së bashku në vitin 2016, ata janë takuar për herë të parë në vitin 2009. E gjitha ndodhi në prapaskenat e “The Today Show”, ku Hailey u prezantua me ylli më të madh të popit asokohe. Dyshja u martuan në vitin 2019.

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher

Ajo që është romantike në këtë histori është se Mila Kuins u martua me personin me të cilin ajo ndau puthjen e saj të parë në ekran. Dyshja u takuan gjatë “That ‘70s Show” në vitin 1998. Më pas të dy vazhduan jetën të ndarë deri në vitin 2012, kur u rilidhën dhe filloi historia e vërtetë e dashurisë mes tyre.

Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Shawn dhe Camilla u takuan në vitin 2014 kur të dy ishin në hapjen e turneut për Austin Mahone. Që atëherë, të dy u bënë miq shumë të ngushtë dhe filluan të ndajnë momentet e tyre më të mira të miqësisë në rrjetet sociale. Kjo afërsi i bëri fansat të fillonin thashethemet për një romance mes tyre, por ata të dy ishin me persona të tjerë. Sidoqoftë, në korrik të 2019-ës, Shawn dhe Camila u ndanë ( nga partnerët respektiv) dhe u fotografuan duke u puthur në një kafene në San Francisko. Më vonë gjatë vitit, lidhja e tyre u konfirmua.

Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim dhe Kanye u takuan për herë të parë në vitin 2002 dhe reperi nuk e dinte se kush ishte ajo. Pas atij momenti, të dy filluan ta admirojnë njëri-tjetrin nga larg, teksa takoheshin me të tjerë. Kanye madje shkroi një varg për Kim në vitin 2009. Sidoqoftë, thashethemet për çiftin nuk u konfirmuan deri në vitin 2012, kur Kanye pranoi dashurinë e tij për Kim. Të dy u martuan në vitin 2014 në Itali.

- SPONSOR -Smiley face