Rastet e fundit të skandaleve të ndodhura në Hollywood duket se i kanë dhë kurajon shumë aktoreve, të cilat kanë hasur të njëjtin problem të flasin për ndodhitë e tyre.
E fundit, është aktoria italiane, ikona e bukurisë në kohën e saj, Gina Lollobrigida. Gjatë një interviste në emisionin “Porta a porta” 90-vjeçarja është shprehur se është ngacmuar dy herë seksualisht gjatë jetës së saj. Hera e parë ishte kur Gina ka qenë 19-vjeçe dhe ishte ngacmuar nga një figurë shumë e njohur e kohës.
E pyetur se për çfare niveli ngacmimesh bëhet fjalë, ajo u përgjigj:
“Kur ngacmimi nuk është vetëm i tillë, por diçka më shumë, nuk e eliminon dot. Ai mbetet brenda teje dhe të kushtëzon karakterin. Veprimet e tua do të jenë gjithmonë subjekt i atij kujtimi”.

- SPONSOR -Smiley face