Që të gjithë ne jemi në dijeni për vetitë pozitive shëndetësore që ka molla. Po t’ia shtojmë këtë frut edhe një torteje, përveç se e bëjmë të shëndetshme, i japim edhe shije më të mirë.Kjo është receta e kekut me mollë, e cila mund të gatuhet në një periudhë shumë të shkurtë.
PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:
200 g gjalpë në temperaturë ambienti-140 g miell pa gluten-70 g niseshte
120 g sheqer-3-4 mollë-3 vezë-1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur-1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)-3 lugë sheqer kaf-1 lugë kanellë pluhur
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Mollët e qëruara i presim në kubikë dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë.
-Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë.
– Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani i përziejmë me spatul.-Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell.
– Shpërndajmë mbi brumë mollët që na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.
- SPONSOR -Smiley face