Filmi “Bohemian Rhapsody” rezultoi një sukses i vërtetë dhe fitoi disa çmime në festivalet e filmit. Aktori Rami Malek që luajti rolin e Freddie Mercury fitoi dhe Oscar si aktori më i mirë. Por pasi pamë filmin të gjithë do donim të shihnim një pjesë të dytë dhe mesa duket dëshira e të gjithëve është duke u menduar. Në një intervistë për “Page Six”, Rudi Dolezal, drejtori i videove muzikore të Queen, tha se menaxheri i grupit, Jim Beach, është i interesuar që të ketë një pjesë të dytë të filmit. “Jam i sigurt që ata po mendojnë një pjesë të dytë që fillon me koncertin e Live Aid”– tha Dolezal, duke shtuar dhe që ideja për një film të dytë është duke u diskutuar edhe me antarët e tjerë të grupit “Queen”.

- SPONSOR -