Reshjet me intensitet të lartë e mesatar do të vijojnë deri në mesnatë, kryesisht në zonat jugore. Kështu është shprehur sinoptikania Tanja Porja, e cila ka dhënë parashikimin e motit për ditët në vijim.

Sipas saj, pritet që pas mesnate reshjet të pakësohen në pjesën më të madhe të vendit. Porja shtoi se moti kthjellohet nga dita e martë.

- SPONSOR -Smiley face

“Edhe pak orë deri në mesnatë do të ketë reshje me intensitet të lartë e mesatar në zonat jugore. Reshje do të ketë në kufirin juglindor, pas mesnate nga ora 2-3 pritet reshjet të pakësohen në pjesën më të madhe të jugut”, tha ajo për “News24”.

“Në orët e para të mëngjesit, zonat jugore do kenë reshje të pakta. veriu do ketë reshje më të pakta të pakonsiderueshme në krahasim. Në mesnatën e së shtunës dhe të dielën në mëngjes, do ketë shtim të reshjesh në pjesën qendrore e jugore, kurse më pak do ketë në veri. Dita e hënë sjell stabilizim të kushteve të motit, nga e marta në të enjte moti do jetë i kthjellët dhe do ketë ulje të temperaturave”, tha sinoptikania.

Temperaturat

Kemi pasur ulje me 2 ose 3 gradë në ditën e sotme, ndryshe nga këto ditë që kaluan. Të dielën do ketë ulje graduale dhe kur të kthjellohet moti të martën, presim temperaturat të zbresin nën 0 në zonat malore, priten reshje dëbore.

Kemi një fuqizim të reshjeve të dëborës kryesisht në verilindje gjatë të dielës.

- SPONSOR -Smiley face