Artan Imami ngjit edhe këtë javë në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqjen “Mashtrimi”, nën interpretim e tij dhe të Indrit Çobanit. Shkruar nga Anthony Shaffer vepra vjen në skenë me regji nga Artan Imami. Në poster shkruhet se janë edhe dy aktorë të huaj. Por a do të vinë ata? Kush e ka parë shfaqen e ka zbuluar tashmë që modelja e famshme Carolyn Murphy merr pjesë në shfaqje vetëm me nje fotografi…. Detajet duhet ti zbuloni në TK.

- SPONSOR -Smiley face

“Mashtrimi”

“Mashtrimi” zhvillon ngjarjet në shtëpinë e dinastisë Wiltshire të shkrimtarit të suksesshëm Andrew Wyke. Shtëpia e tij duket si një reflektim i veprave që shkruan. Në dijeni të tradhtisë të së shoqes, fton në shtëpi të dashurin e saj, Milo Tindle, dhe e bind që të grabisë bizhuteritë e gruas. Që prej këtij propozimi, zë fill një zinxhir ngjarjesh që e mban lidhur publikun edhe në dilemën nëse ajo që po shohin është e vërtetë apo fryt i fantazisë së Wyke dhe fillon realiteti. Më herët për këtë vepër autorit Anthony Shaffer është shprehur se ajo ishte pjesërisht e frymëzuar nga një prej miqve të tij, kompozitori Stephen Sondheim, i cili mishërohet në rolin e Wyke. “Sleuth” konsiderohet si një triller i klasit të parë, mbushur me intriga, kthesa të befta dhe një suspansë të vazhdueshme. Gjithashtu, është një lloj parodizimi i literaturës policeske dhe investigative, por nga ana tjetër përdor të gjithë elementet e zhanrit në fjalë për të arritur qëllimin e tij artistik. Praktikisht, vepra është një studim dramatik i betejës për seksualitet dhe xhelozi, midis një të riu dhe një burri në moshë. Anthony Shaffer ka lindur në Liverpul, më 15 maj 1926, dhe i përket një familjeje dramaturgësh të suksesshëm.

- SPONSOR -Smiley face