Afrona Dika dhe Blero janë një nga çiftet më të përfolura për sa i përket historisë së tyre të dashurisë. Në fakt ato nuk kanë ngurruar në asnjë moment të shfaqin dashurinë e tyre për njëri tjetrin dhe kohët e fundit përflitej se ato ishin shumë afër martesës.

Por nuk na ka shpëtuar pa vënë në rrjetet sociale se Blero dhe Afrona nuk  e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe nga postimet e tyre të fundit mund të dyshojmë se diçka nuk shkon midis të dyve.

- SPONSOR -Smiley face

Fillimisht Blero ka postuar foton e vajzës së tij, Tara dhe shkruan se në jetën e tij nuk do asnjë tjetër përveç saj.

Ndërsa pak më vonë edhe Afrona ka postuar një foto në Instastory ku shkruan: “Nuk më duhen njerëz të cilëve nuk iu duhem”.

Ende mbetet për tu kuptuar nëse kjo është thjesht një krizë e shkurtër dhe Bleron e Afronën do i shohim sërish bashkë apo diçka serioze.

 

 

 

- SPONSOR -Smiley face