Një spot publicitar për të lançuar Iphone X për Krishtlindje. Një reklamë romantike, poshtë flokëve të dëborës, por që në fund të lë në mëdyshje.

- SPONSOR -Smiley face

Protagonistja është Lauren Yatango-Grant, balerinë profesioniste. Lauren ecën nëpër rrugët e mbuluara nga dëbora gjatë ditëve të Krishtlindjeve. Në një moment vajza vendos kufjet pa tela të Apple, merr Iphonin e saj, zgjedh një app muzikor të kompanisë Cupertino dhe nis këngën e Sam Smith “Palace”. Vajza fillon të kërcej nëpër rrugë, dhe dritat rreth e rrotull fiken dhe ndriçojnë vetëm balerinën.

Ndërkohë që kërcën nën dëborë Lauren përplaset me Christopher Grant, një balerin gjithashtu, i cili në realitet është bashkëshorti i Lauren. Një shikim, një buzëqeshje, dhe vajza i jep një nga kufjet, kështu çifti fillon të kërcejë sëbashku. Sërisht dritat fiken duke i lënë hapësirë natës dhe një far ndriçon dyshen e dashuruar e cila kërcen poshtë dëborës.

Gjithçka shumë romantike dhe spektakolare deri në sekondat e fundit të videos. Kërcimi mbaron, Lauren dhe Christopher shikohen thellësisht në sy, fytyrat shumë pranë njëra tjetrës. Afrohen sërisht, gati për t’u puthur dhe ja ku vjen habia. Dritat rindizen, çifti bllokohet, e shohin njëri tjetrin me turp dhe largohenn duke u parë në sy.

Një spot i bukur por për shumë spektatorë ka një gabim brenda saj. Kur kërcimi mbaron, kur Lauren dhe Christopher dalin në dritë, ai nuk e ka kufjen Apple në vesh. Gabim banal apo i bërë në mënyrë të vetëdijshme? Debati është akoma i ndezur, dikush mendon se është një gabim regjie, dhe disa të tjerë mendojnë se është Lauren ajo e cila ëndërron me sy hapur. Pra ajo nuk i ka dhënë kufjen Christopher-it por vetëm ka imagjinuar se e ka bërë, dhe kur ëndrra mbaron, ajo gjendet aty pranë djalit bukurosh, por në të vërtetë ai nuk ka kërcyer dhe nuk e ka marr në asnjëherë kufjen. Është kështu apo jo?

- SPONSOR -Smiley face