Egoizmi në përgjithësi na shtyn të veprojmë në atë mënyrë që na sjell rezultatin më të mirë personal. Motivi jonë është egoizmi sepse egoizmi është i vetmi virtut që na jep mudesinë e eksplorimit te mundësive tona.
Ego largon instiktet njerëzore në lidhje me komunikimin e barabartë të shoqërisë që na rrethon.

- SPONSOR -Smiley face


Kjo tendencë drejtë qendrës , ka për qëllim zvogëlimin e probabilitetit për të ngecur në skajet e grupit dhe për t’u bërë në këtë mënyrë pre e lehtë për t’u kapur. Deri më tani asnjë nuk kishte arritur që të studionte fenomenin në mënyrë sasiore.
Është e çuditshme që asnjë nuk e kishte menduar më parë, por Theodore Stankowich dhe kolegët e tij të Universitetit të Masaçusetsit, në Amherst, kanë vendosur një sensor (indikator) GPS mbi 46 dele dhe kanë monitoruar lëvizjet e tyre me saktësi. Lëvizjet e deleve u shakatuan nga një qen, nga ata që ruajnë delet. Më pas kanë analizuar lëvizjet me një kalkulator (kompjuter).
Përfundimi: është e vërtetë, delet kanë tendencën që të shkojnë drejt qendrës  së tufës.


Përveçse ka konfirmuar tendencën egoiste të lëvizjes së tufës, studimi  u jep mbështetje edhe hipotezave evolutive sipas të cilave shumë specie (lloje) kanë filluar të jetojnë në grupe pak a shumë të mëdha për shkak të tendencës së individëve për t’u mbrojtur nga kafshët e tjera; kjo edhe në kurriz të shokëve të tufës.
Një aplikim interesant do të vinte nga vëzhgimi i lëvizjes së tufës nëse kafshët goditen nga një sëmundje infektive; pra a do t’a ndryshonin kafshët këtë lloj sjelljeje kolektive për të mbijetuar?

- SPONSOR -Smiley face