Koronavirusi është frika e të gjithëve në këto momente! Nga dita në ditë shtohen rastet e personave të infektuar duke shkuar në rang global në një shifër të frikshme. Deri më tani të infektuar janë 350, 646 persona ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 15,317 persona. Mënyrat e infektimit janë të shumta, megjithatë pyetja që bëjmë të gjithë është: “A përhapet nëpërmjet ushqimeve?”. Pyetjes i ka dhënë përgjigje Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimit dhe thotë se ende nuk ka prova që e vërtetojnë ne saktësi.

Njoftimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:

- SPONSOR -Smiley face

Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.

- SPONSOR -Smiley face